DYLON

Mbahet takimi për projekt propozimin për krijimin e Qendrës Zejtare

Mbahet takimi për projekt propozimin për krijimin e Qendrës Zejtare
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur takim me bizneset që merren me veprimtari zejtare.

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtoresha Burbuqe Leka, Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, zyrtarë nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik si dhe përfaqësues të bizneseve zejtare.

EkoHigjiena

Temë diskutimi e takimit ishte projekt-propozimi për krijimin e Qendrës Zejtare, ku u shpalos projekti ideor, si dhe më pas u morën rekomandimet nga përfaqësuesit e bizneseve për plotësimin e këtij projekti.

Takimi është financuar nga KEP Trust.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.