DYLON

Vizitojnë ambientin punues të stafit dhe objektin e rinovuar të KRU “Hidromorava” në Viti

Vizitojnë ambientin punues të stafit dhe objektin e rinovuar të KRU “Hidromorava” në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”-Gjilan, Ymer Salihu, së bashku me Menaxherin e Divizionit për Sherbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani si dhe zëdhënësen e kompanisë, Rina Ahmeti Kasumi, organizuan këtë vizitë me qëllim të shqyrtimit të ambientit punues të stafit dhe objektit të sapo-renovuar të KRU Hidromorava në Viti.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte të sigurohej se ky objekt ofron kushte të përshtatshme për punonjësit dhe siguron shërbime sa më cilësore për konsumatorët e kompanisë së ujësjellësit.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës, Menaxheri i Njësisë Operative në Viti, Kemur Mustafa, së bashku me Zyrtarin e Faturimit, Samet Idrizi, shprehën falënderimin e tyre ndaj menaxhmentit të KRU Hidromorava për mbështetjen financiare që ata kanë ofruar për rregullimin e zyrave të objektit në Viti.

Kjo ndihmë financiare ka krijuar kushte të përshtatshme dhe të kënaqshme për punonjësit, duke iu mundësuar ata të kryejnë detyrat e tyre më efikas dhe të ofrojnë shërbime sa më të mira ndaj konsumatorëve.

Gjatë takimit me theksë të veçantë u diskutuan edhe sfidat dhe puna që është duke u kryer në njësinë operative të KRU Hidromorava në Viti, me ç’rast Kryeshefi Ekzekutiv, z. Salihu, ka bërë thirrje për rritjen e intensitetit të punës në identifikimin e humbjeve të ujit, menaxhimin e grumbullimit të borxheve dhe zbulimin e kyçjeve ilegale.

Kryeshefi Ekzekutiv, premtoi se është i gatshëm të ofrojë çdo lloj ndihme që është e nevojshme për të adresuar dhe zgjidhur këto çështje të rëndësishme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.