Futbollisti kosovar, Labinot Kabashi do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Barcelonës deri në qershor të vitit 2021. Barcelona ka konfirmuar se ka vazhduar kontratën e talentit kosovar 18-vjeçar përmes një postimi në profilin zyrtar.
Ai do të ketë një klauzolë liruese me vlerë prej 40 milionë eurove, por mund të rritet deri në 100 milionë euro, në rast se lojtari promovohet në skuadrën e pare.
“Dua ta falënderoj FC Barcelonën për besimin që gjithmonë ka pasur në mua përkundër lëndimeve që kam përjetuar në muajt e fundit, klubi ka qenë gjithnjë pranë meje dhe unë dua të kthej gjithë këtë besim me punë, përpjekje dhe futboll”, ka thënë Kabashi.