DYLON

Legjenda e futbollit Fadil Vokrri do të ngritet në shtatore

Legjenda e futbollit Fadil Vokrri do të ngritet në shtatore
Avatar photo Elife Sherifi

Figura e legjendës Fadil Vokrri vazhdon të nderohet. Ai do të ngritet në shtatore pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo u bë zyrtare edhe pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për ndërtimin e shtatorës, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë përgjegjësinë për realizimin e këtij projekti.

Ministri Kujtim Gashi ka theksuar se do të ketë një konkurs publik në lidhje me projektin në fjalë.

EkoHigjiena

“Duke ditur fushëveprimin e ministrisë të cilën unë e udhëheq, me kënaqësi dhe me nderin më të madh, kemi marrë përsipër që të realizojmë një projekt i cili do të vë në kujtesë themelet e një legjende siç ka qenë Fadil Vokrri. Shtatorja e cila do të ndërtohet përbri stadiumit do të jetë një kujtim i përhershëm për kontributin e tij. Ky projekt do të jetë një mirënjohje shtetërore për njeriun me të cilin identifikohet futbolli i Kosovës”, është shprehur ndër të tjera ministri Gashi.

Për detajet e projektit dhe procesin në tërësi MKRS-ja do ta mbajë të informuar opinionin në vazhdimësi ditëve në vijim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.