Pas suksesit në ndeshjet e para, Manchester United ka konfirmuar se Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajneri i tyre i përhershëm.
Norvegjezi i cili përkohësisht ka zëvendësuar trajnerin e shkarkuar, Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Djajtë e Kuq”.
Ai u emërua trajner i përkoshëm më 19 dhjetor 2018 dhe fitoi tetë ndeshjet e tij të para dhe 14 fitore dhe dy barazime në 19 ndeshje, duke grumbulluar më shumë pikë në Premier League se çdo klub tjetër gjatë kësaj kohe.
“Ishte një nder të jem një lojtar i Manchester United dhe më pas të filloja karrierën time si trajner këtu. Muajt e fundit kanë qenë një përvojë fantastike dhe dua të falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe stafin për punën që kemi bërë deri më tani. Kjo është puna që unë gjithmonë kam ëndërruar të bëj dhe jam i ngazëllyer që kam mundësinë të udhëheq klubin afatgjatë dhe shpresoj që të jap suksesin e vazhdueshëm që tifozët tanë mahnitës e meritojnë“, ka thënë trajneri pas nënshkrimit.