Futbollistja me prejardhje kosovare, Kosovare Asllani është nominuar për çmimin ‘Ballon d’Or’, nga France Football.
Revista franceze ‘France Football’ ka përfshirë futbollisten kosovare që luan për Suedinë, Kosovare Asllani, për çmimin Topi i Artë në konkurrencën e femrave.
Asllani, 30-vjeçare, nga ky vit është pjesë e klubit të Real Madridit, derisa nga viti 2008 është pjesë e Kombëtares së Suedisë.
Asllani ka reaguar në ‘Twitter’ ku ka thënë se është e nderuar për këtë nominim.