FC Drita ka mbajtur konferencën prezantuese më trajnerin e ri Akis Vavalis. Drita i dëshiroi mirëseardhje trajnerit, Vavalis dhe Drejtori Sportiv, Valon Zymberi tha se beson në trajnerin e ri tejet ambicioz.
“Jemi mbledh për të prezantuar trajnerin e ri, marrëveshja me të cilin është finalizuar mbrëmë pas disa negociatave. Kemi arritur marrëveshje me një trajner tejet ambicioz dhe e kaluara e tij tregon që e ardhmja jonë është shumë e sigurt. Ne e falënderojmë trajnerin paraprak Arsim Thaqi, sepse ka bërë një punë të jashtëzakonshme për cka i jemi falënderues, ndërsa tani është momenti deciziv që ardhja e një trajneri të ri të sjell frymë të re. Nuk është koha e duhur që për të kërkuar maksimumin nga trajneri që sapo ka ardhur”, ka thënë Drejtori Sportiv, Valon Zymberi.
Ndërsa, trajneri i sapo emëruar Akis Vavalis, u shpreh i lumtur për klubin e ri duke e vlerësuar për kualitet.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, që kemi arritur marrëveshje me Drejtorin Sportiv të klubit. Është sfidë e re, një klub i madh dhe synimi im është ta ndihmoj klubin në qëllimet që kanë. Objektivi jonë është titujt me DRITËN. Arsyeja pse unë jam këtu është për ta bërë kampion këtë klub. I kam përcjell ndeshjet e deri tanishme dhe e kam iden se cfarë mund të pres nga ta. Kam nënshkru një kontratë që do jap gjithcka nga vetja që të gjejmë rrugën që për këto gjashtë ndeshje të bëjmë Dritën kampion. Por, edhe nëse nuk arrijmë të shpallemi kampion sepse jam këtu për gjashtë ndeshjet e fundit, nuk mendoj që është koha me komentu për ndryshime rrënjësore”, ka thënë trajneri, Akis Vavalis.
Ndër të tjera, Vavalis tha se i ka përcjell ndeshjet e Dritës dhe tashmë e ka idenë e kjartë se cfarë mund të pres nga secili lojtar.
“Jam shumë i lumtur që kam me i stërvit këta djem. Unë jam në fund nuk mund të ndryshoj shumë rrjedhën, por do të qasemi me synim të kjartë. Që nga ndeshja e ardhshme do të kërkoj maksimumin, e di që nuk është koha për ndryshime të mëdha të lojës sime, sepse disa gjëra mund t’i bëjë tani, ndërsa disa gjëra do vijnë me kohën dhe jam i bindur se këto ndryshime do të vijnë hap pas hapi” ka thënë trajneri i ri.
Ndërsa, Drejtori Zymberi foli për përgatitjet për garat mdërkombëtare dhe këtë e synojnë edhe kësaj radhe.
“Ne përgatisim ekipin për ndeshje ndërkombëtare. Ne me vite mundohemi që shtabin teknik ta ndajmë nga presioni, ne me vite mundohemi që ekipin dhe stafin ta mbrojmë nga presione të tilla” përfundoi Zymberi. /2LONLINE/