Me qëllim të ofrimit të ndihmës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, shteti i Zvicrës i ka dhuruar një donacion me pajisje mjekësore Klinikës së Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjekët gastroenterologë do të kenë në dispozicion dy gastroskopë 2 dhe 2 kolonoskopë të rinj.
Në kuadër të donacionit, i cili në tërësi kap vlerën e 100 mijë eurove, bëjnë pjesë edhe dy shtylla endoskopike dhe një sasi e konsiderueshme e materialit shpenzues për endoskopi. /2LONLINE.com/