Zviceranët zënë vendin e parë në listën e më të pasurve të globit. Sipas një studimi të prezantuar nga “Global Wealth Report” i bankës Credit Suisse, ata sërish, edhe këtë vit, kanë shtuar pasurinë e tyre.
Matja është bërë duke llogaritur pasurinë e çdo personi të moshës madhore në Zvicër.
Masa pasurore për kokë të banorit në Zvicër është rreth 565.000 franga, që është për afro 18.000 franga më e madhe se para një viti. Me këtë pasuri, Zvicra është në listë para SHBA-së, Japonisë dhe Holandës.
Nga viti 2000 e tehu pasuria e zviceranëve, të marrë si individë, është rritur për 144 për qind, vlerëson CS. Sigurisht, një pjesë e madhe e kësaj rritjeje është bërë falë ndryshimeve në kursin e valutave, shkruan srf.ch.
Kjo për faktin se frangu zviceran është forcuar nüë raport me dollariin amerikan.