(2L ONLINE) – Zv. Ministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi ka qëndruar sot në Viti. Me këtë rast ai është takuar me kreun e kësaj Komune, Sokol Haliti si dhe ka zhvilluar disa takime me të rinjtë vitias , konkretisht me nxënësit ku kanë bashkëbiseduar lidhur me valën e emigrimeve.
Ai ndër tjerash ju bëri thirrje qytetarëve Vitias se që të mos marrin rrugën e migrimit pasi sipas tij nuk ka azil për Kosovarët dhe se të gjithë qytetarët do të kthehen në Kosovë. Ai poashtu ju bëri thirrje qytetarëve të kësaj ane që të bashkëpunojnë në të mirën e përbashkët të Republikës së Kosovës me qëllim Kosova të bëhet një shtet i zhvilluar sikur shtetet e vendeve të BE-së.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur me zv.Ministrin Ilazi lidhur me migrimet e kohëve të fundit duke potencuar se Komuna e Vitisë është duke bërë çmos që të krijon kushte më të mira për banorët e saj.
“Jemi duke punuar çdo ditë që të krijojmë kushte sa më të mira për qytetarët tanë dhe jam i sigurt se bashkërisht me qytetarët por edhe me ndihmën e Institucioneve shtetërore do të arrihet që Vitia dhe Kosova të bëhet ashtu siç ne dëshirojmë por edhe siç e meritojnë banorë e këtij shteti” u shpreh Haliti.
Ndërkaq zv. Ministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi tjerash ju bëri thirrje qytetarëve Vitias se që të mos marrin rrugën e migrimit pasi sipas tij nuk ka azil për Kosovarët dhe se të gjithë qytetarët do të kthehen në Kosovë.
“Nuk ka azil për Kosovarët në vendet e BE-së, andaj ju bëjë thirrje që të mos marrin rrugën e migrimit pasi fatkeqësisht qytetarët rrezikojnë të përfundojnë në kampe të ndryshme dhe më pas do të bëhet kthimi i tyre në Kosovë, me këtë qytetarët do të kthehen edhe më të varfër ” u shpreh zv.Ministri Ilazi.
Ai tha se qytetarët e Kosovës po shesin edhe pronat e tyre për të dalë në vendet e BE-së duke potencuar se me këtë ata po bien preh e mashtruesve sepse nuk ka azil për Kosovarët dhe se kthimi i tyre vetëm se ka filluar.
Ministri Ilazi i shoqëruar nga Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani dhe Qahil Sinani kanë vizituar edhe nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës “ në Viti ku u njohën për së afërmi me migrimet e nxënësve të kësaj komune ndërkaq ai u njoftua se nga kjo komunë 272 nxënës kanë marrë rrugën e migrimit në shtetet e ndryshme të BE-së ndërkohë një nga ta është kthyer përsëri në vendlindje.
Po ashtu sot në Shtëpinë e Kulturës” Gursel dhe Bajram Sylejmani “ në Viti është mbajtur një debat me nxënësit lidhur me migrimet ku para nxënësve nga Sektori për Kulturë i DKRS-së janë paraqitur disa të dhëna statistikore si dhe përfundimet e nxjerra nga takimi i fundit që është mbajtur në Viti për migrimet ilegale në vendet e BE-së.
Disa nga nxënësit kërkuan që Institucionet Qendrore të bëjnë edhe më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ndërkaq disa të tjerë potencuan se Kosova është e Kosovarëve dhe për këtë ata duhet të kontribuojnë të mirën e shtetit të tyre. Para nxënësve ka folur edhe drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani e cila kërkoj nga ta që të bëhen fanatik dhe të mbrojnë dhe punojnë në të mirën e vendit. /2L ONLINE/