DYLON

Mustafa: Serbia e Kosova mos ta pengojnë njëra-tjetrën

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po punon në çështjet konkrete të cilat do t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë në mënyrë që as Kosova dhe as Serbia mos t’i bëjnë pengesë njëra-tjetrës gjatë integrimit në Bashkimin Evropian.

Pjesë e normalizimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, sipas Mustafës është edhe marrëveshja e fundit për drejtësinë, në mënyrë që në fund të krejt normalizimit të bëhet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

EkoHigjiena

Ai këto komente i bëri gjatë takimit të kabinetit qeveritar me komisionerin e BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Mustafa u ndal edhe te migrimi ilegal dhe angazhimet për t’i kthyer të migruarit, gjithnjë duke krijuar kushte për ta dhe për një zhvillim ekonomik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.