DYLON

Haziri në Austri, pritet nga kryetari i Parlamentit Karlheinz Kopf

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Stockerau Austrisë, ku dje janë pritur nga kryetari i dytë i Parlamentit Federal të Austrisë z. Karlheinz Kopf.

Në kuadër të këtij takimi, është biseduar për mundësinë e zhvillimit ekonomik të Gjilanit dhe Anamoravës, ndaljes së migrimit ilegal si dhe mundësinë e bashkëpunimit më të madh të Gjilanit me disa komuna të Austrisë.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se Komuna e Gjilanit ka krijuar një ambient të mirë për bizneset, duke krijuar lehtësira për investitorët e huaj sepse kjo përkthehet me një zhvillim të ekonomisë dhe me krijim të vendeve të reja të punës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme delegacioni nga Komuna e Gjilanit të cilit i prin kryetari Lutfi Haziri do të takohet me kryetarin e qytetit Stockerau z. Helmut Laab, do të vizitoj Dhomës së Tregtisë në Stockerau, si dhe do të ketë vizita të tjera të rëndësishme, ku do të shikohet mundësia e bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.