Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zv.kryetarin e komunës së Ulqinit Met Gjonin, me të cilin kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit ndër komunal mes të dyja komunave.
Fillimisht kryetari Haliti e ka njoftuar mysafirin për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, me theks të veçantë për sferën e bujqësisë dhe kualitetit të tokës që posedon komuna e Vitisë.
Ai e ka njoftuar edhe me historinë e shkollave të para shqipe në Stubëll e Pozheran, e gjithashtu edhe për aktivitetet tjera që zhvillohen në komunën e Vitisë në sferën e kulturës.
Zv.kryetari i komunës së Ulqinit Met Gjoni, është shprehur i kënaqur me të arriturat që janë bërë në komunën e Vitisë, e gjithashtu ka njoftuar për zhvillimet dhe aktivitetet e komunës që përfaqëson.
Gjithashtu, Gjoni ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me komunën e Vitisë, duke potencuar nevojën e takimeve më të shpeshta të përfaqësuesve të të dyja komunave.
Kryetari Haliti, e ka nderuar me një plaket të qytetit të Vitisë në miniaturë, në shenjë respekti dhe nderi për vizitën që z.Gjoni i bëri sot komunës së Vitisë.