Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se në Llabjan të Novobërdës , një qytetari iu është dhezur shtëpia, njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia e ka klasifikuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-Zjarrvënie”.
Nënkolonel Shaban Azizi ka thënë se ankuesi, ka raportuar se nga persona te panjohur i është ndezë shtëpia e tij në ndërtim e sipër si dhe garazhi , me ç’rast janë ndezur vetura Tauran , në vlerë 7000 € dhe traktori ne vlere 3000 €.
Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e përgjithshme sipas ankuesit është 47000 €.
Rasti procedohet ne Hetuesi.