Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 25 prill 2018, rreth orës 01:30, pas mes nate policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë për një zjarr ne fshatin Tërpezë.
“Njësitë patrulluese ju kane përgjigjur rastin ku me të arritur në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se është duke u ndezur një stallë e kafshëve, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë edhe njësitet e zjarrfikësve te cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit i tërë ushqimi i kafshëve është djegur dhe komplet kulmi i stallës. Sipas deklaratës së tij, vlera e dëmit është e konsiderueshme. Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti: “Shkaktim I Rrezikut te Përgjithshëm – Zjarrvënie”. Janë duke u hetuar shkaktarët e zjarrit.