Në Gjilan ka filluar të implementohet Projekti Ndërkufitar-Cross Border Cooperation: “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’.
Projekti financohet nga Zyra e Komisionit Europian ne Kosove, dhe implementohet per Kosove nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC, në partneritet me Komunën e Gjilanit dhe per Maqedoni nga ABC Creation – ZBK Kreacija, ne partneritet me Shoqata për iniciativa zhvillimore – Zenith.
Qellimi i Projektit është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale në zonat ndërkufitare të rajonit të Lindjes në Kosovë, si dhe rajonet verilindore dhe të Shkupit në Maqedoni përmes gjenerimit të të ardhurave të ndërmarrjeve të reja dhe mikro-ndërmarrjeve.
Gjate javes se kaluar jane mbajtur takimet informuese dhe koordinuese me Drejtorite per Zhvillim Ekonomik nga rajoni i Gjilanit. Gjilan me drejtoreshen per Zhvillim Ekonomik znj.Valbone Tahiri, ne Partesh me drejtorin per ZHvillim Ekonomik, ztr.Dragan Stankovic, dhe Kamenice me drejtoreshen per Zhvillim Ekonomik, znj.Majlinda Krasniqi.
Koordinatorja e projektit per Kosove znj.Mediana Bislimi tha se si rezultat i ketyre takimeve ajo gjeti mbeshtetje dhe se u mireprit projekti, gjithashtu tha se ne keto takime u diskutua rreth aktiviteteve te cilat implementojne Komunat per zhvillimin ekonomik si dhe per aktivitet e projektit ne menyre qe bashkepunimi te jete sa me i dobishem dhe te kete harmonizim mes tyre.
Pjesëmarres në projekt do të perfitojne 6 kurse me këto tema:
• Dizajn inovativ në linjë me pritjet e konsumatorëve nga tregjet e zhvilluara
• Teknikat e reja të prodhimit artizanal ekologjik
• Paketim atraktiv dhe me kosto të ulët me materiale ekologjike
• Paraqitja, promovimi, e-marketingu dhe shitjet
• Dorëzimi, pagesa dhe logjistika
• Menaxhim efikas i një biznesi të vogël.