Shkruan: Fehmi Sylejmani, opinionist
Kosova zhgënjeu totalisht mbrëmë në “Fadil Vokrri”, teksa barazoi 1-1 me Andorrën, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2024. Edhe pse miqtë shiheshin si një kundërshtar i kalueshëm, fusha tregoi tjetër gjë. Nuk ishte zhgënjim vetëm në rezultat, por edhe në shumë aspekte tjera, të cilat duhet analizuar kompetentët e kësaj fushe, por edhe opinioni i gjerë.
Ndonëse pati disa ndryshime në përbërjen bazë, krahasuar në ndeshjen kundër Izraelit(1:1), megjithatë edhe në këtë ballafaqim u shfaqën shumë defekte, të cilat po e karakterizojnë si shpesh këtë reprezentacion, që në kuadër të saj ka futbollistë me vlera dhe cilësi të larta.
Me futjen e Donat Rrudhanit në krhaun e majtë, në ndeshjen e mbrëmshme, loja ishte më ofanzive, dhe mund të thuhet se ky futbollist për këtë pozitë është i pazëvendësueshëm për momentin, teksa nga dy ndeshjet e zhvilluara, krahu i djathtë mbetet një nga defektet që në të ardhmen, duhet shikuar me alternativa tjera. Dyshja qendrore e mbrojtes Rrahmani dhe Kryeziu mund të jenë edhe më stabil, vecanarisht Kryeziu, që ka nevojë për një kohë më të gjatë, deri sa të përshtat më mirë me bashkëlojtarët tjerë.
Reparti mesfushor mund të përmirësohet edhe më tej dhe ka rendiment, meqë posedojmë një kontigjentë të mjaftueshëm të futbollistëve me cilësi të larta, por duhet të gjindet më ideali. Si kundër që këta futbollistë të këtij reparti duhet të kenë angazhim, përkushtim, seriozitetet, xhelozi, fantazi, thjeshtësi, dashuri, vullnet dhe elan shumë më të madh në ndeshjet e përfaqësues së Kosovës.
Krahët e sulmit, mbeten pikat më të forta dhe më premëtuese të Kosovës, por që duhet luajtur me thejshtë, më fortë dhe më shumë në aspektin defanziv, teksa sulmuesi i vetëm Muriqi, mbetet i pazëvendësueshëm.
Trajneri aktual, francezi Giresse, nga dy ndeshjet e para, nuk ka bindur dhe është mirë të rishikohet pozicioni tij, sa nuk është vonë. Sa më parë aq më mirë. /2LONLINE/