Kosova luajti baraz 1-1 me Bullgarinë në Fadil Vokrri në një ndeshje ku dominuan Dardanët, por që fati nuk ishte në anën e tyre.
Pas ndeshjes Edon Zhegrova tha se ishte një ndeshje e vështirë ndaj Bullgarisë. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, kundërshtari ishtë shumë i vështirë,” tha fillimisht Zhegrova.
Ylli kosovar që pranoi shumë kritika pas ndeshjes me Danimarkën iu është përgjigjur të gjithëve në këtë mënyrë:
“Edhe pse më kanë kritikuar unë vazhdoj ta bëj punën time, ata munden me jap kritika, por unë do të vazhdoj të punoj për të arritur sa më lartë. Dëshira ime ka qenë që ne ta fitojmë atë ndeshje,” përfundoi 19 vjeçari i Baselit.