DYLON

Rashica: Nuk e deshi fati!

Rashica: Nuk e deshi fati!
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti i kombëtares, Milot Rashica ka komentuar ndeshjen e futbollit me Bullgarinë, e cila përfundoi me barazim.

Ai ka thënë se si ekip e kanë ditur që përballë e kanë një ekip të vështirë.

“E kemi ditë që nuk ka me qenë ndeshje e lehtë, na kemi sulmuar gjatë gjithë kohës dhe kemi pas disa raste në pjesë të parë, dhe njërën prej tyre është deshtë me shënu golë, por fati nuk e deshti, po prapë na nuk jemi dorëzu derisa arritëm golin e barazimit, por nuk arritëm më shumë kështu që vazhdojmë me ndeshje tjera”, ka thënë ai .

EkoHigjiena

“Edhe në pjesën e dytë jemi futë më motivim më të madhë, me tentu me fitu lojën i patëm ato rastet, e kisha edhe goditjen në fund i kishim shumë raste por shpresojë t’i arrijmë në ndeshje tjera. U pa edhe Bullgaria që kanë lojtar me eksperiencë e kemi ditë që ka me qenë vështirë, ka shumë dallim ky grup po normal ne do të provojmë në çdo ndeshje të japim maksimumin”, ka shtuar tutje ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.