/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në Zhegër të Gjilanit, Drejtoria Për Hetimin e Narkotikeve nga shtabi qendror që vepron në Gjilan ,gjatë zbatimit të Planit Operativ “Luftimi Rrugor i Substancave Narkotike 2016”. me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës Paraprake në Gjilan, kanë kontrolluar Lokali “Arusha e Bardhë”, ku gjatë kontrollit, kanë asistuar njësite tjera mbështetëse të policisë së Kosovës..
Zëdhënësi Hashani ka thënë tutje se në hyrje të lokalit afër derës është gjetur një “Mulli për Bluarje të susbatncës narkotike”. Më pas me kontrollimin brenda lokalit gjegjësisht në Banak janë gjetur dhe sekuestruar edhe nje sasi e substancës narkotike në një qese. Gjatë kontrollit të mëtutjeshëm është gjetur dhe sekuestruar edhe një enë e plastikës me substancë narkotike. Të gjitha dëshmit janë fotografuar dhe sekuestruar si deshmi për gjykatë lidhur me lëndën .
“Më pas është vazhduar edhe me kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve percejllese pronë e të dyshuarit M. A. ku gjate kontrollit në shtëpi nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas kthimit në Stacionin Policor-Gjilan është bërë mataje substancës narkotike e cila ka peshuar: 288 Gram substancë narkotike e llojit Marihuan e vendosur në një enë të Plastikës, 5.4 Gram Subsatnce Narkotike e llojit Marihuan e vendosur në një qese najloni si dhe një (1) Mulli për Bluarje të Marihuanës” ,ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, i dyshuari i njohur për policinë, në momentin e kontrollimit të Lokalit dhe shtëpisë nuk ka qenë prezent. I njëjti është në kërkim nga policia e Kosovës njësitet përkatëse ndërkohë që rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/