/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Zhegër të Gjilanit, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se afër shtëpisë së tij në rrugë kishte gjetur një granat dore dhe një fishek. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar. Fisheku i kalibrit 7.62 mm është konfiskuar nga Forenzika policore. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /2L ONLINE/
fotoilustruese