DYLON

Egzon Alili nënshkruan për Real Madridin!

Avatar photo Redaksia

E kishte kërkuar gjiganti spanjoll, Barcelona dhe transferimi pothuajse kishte qenë punë e kryer, por tani ai përfundoi te Real Madridi, rivali i urryer i katalonasve. Bëhet fjalë për Egzon Alilin, sulmuesin e talentuar shqiptar me origjinë nga Nakushtaku rrethina e Kumanovës, që jeton në Ried të Austrisë. Mesfushori 16-vjeçar sot nënshkroi kontratën si profesionist me klubin e madh botëror, Real Madrid për 7 vite.

Lajmin e bën të ditur ekskluzivisht për “Lajm” kushëriri i tij, futbollisti i njohur Burhan Aliji. “Është e vërtetë se Egzoni ka nënshkruar kontratë 7 vjecare me Real Madridin. Ai sot është kthyer në Ried, qyteti austriak, ku jeton me familjen e tij, ndërsa të martën (nesër) i bën gati valixhet për tu kthyer në Madrid, pasi sic më ka njoftuar prindi i tij, të enjtën së bashku me blerjet tjera do të prezantohet si lojtar i ri i Realit”, tregon futbollisti Aliji, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Santiago Bernabeu Egzoni kishte pasur rastin të takoj yjet e madrilen si Ronaldo e të tjerë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.