Të gjitha partitë politike në vend përfshi pozitë e opozitë, janë dakorduar për lista të hapura, por që lideri i subjektit të jetë njëheresh edhe bartës i listës, përkatsisht që të gjitha votat që merr një parti politike, i shkojnë drejtpërdrejt liderit të atij subjekti, pavarsisht u votua apo jo, transmeton RTK.
Pos Vetëvendosjes,e cila ende nuk ka marrë vendim. Arben Gashi nga LDK thotë se kjo cështje nuk është diskutuar gjatë takimit Thaçi Mustafa, mirëpo sipas tij është vullnet I shumicës së subjekteve që bartësit të listës t`i takojnë votat e subjektit.
E më këtë zgjidhje pajtohet edhe antari I komisionit nga radhët e PDK-es Behar Selimi. Sipas tij legjitimiteti I bartësit të listës është fituar në zgjedhjet brenda subjektit politik.
Ndërkaq që Ardian Gjini nga AAK vlerson se nuk paraqet asnjë problem që bartësi I Listës t`i ketë votat e subjektit, meqë siq tha ai, të gjithë ata që nuk përkrahin bartësin e Listës nuk e votojnë Listën e atij Subjekti. Sipas tij kur bëhët fjalë për ruajtjen e votës, është e një rëndësie të vecnatë numrimi I vatave të kandidatëve në Qendren e Numrimit të Rezultateve.
Vetëvendosje ende pa qëndrim të prerë. Sipas Albulena Haxhiut shqetësuese mbetet fakti që pak është bërë në ndryshimet që kanë të bëjnë me ruajtjen e votes, përderisa mospastrimin e listave e velerson si problemin me serioz për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.