DYLON

Sinani kërkon nga KFORI-i patrullime më të shpeshta në kufi

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari  i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka takuar komandanti ne KFOR-it  Topalloglu të cilin e njoftoi  edhe për mbajtjen e një proteste të organizuar nga banoret e fshatit Karaqevë që do të mbahet me 01 mars prej orës 12:30, në vijën administrative.

Arsye e kësaj proteste është hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës e që është shqetësim për banoret e fshatit Karaqevë dhe fshatrave për rreth. Kryetari Sinani kërkoi nga organet e KFORI-t dhe Policisë që të kenë patrullime më të shpeshta në mënyrë që të mos përsëriten raste të ngjashme në të ardhmen. Ky problem është vazhdimësi dhe duhet të bëhet pjesë e bisedimeve Kosovë Serbi.

Sinani tha se Kamenica është një vend i qetë me njerëz të kulturuar, shumë i përshtatshëm për jetë vetëm nevojiten investimet për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për punë.

EkoHigjiena

Ndërsa, Komandanti Topaloglu (shef i LMT në gjithë Kosovën), theksoi se trupat e KFORI-t janë në gjendje të ofrojnë siguri si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës dhe jemi të gatshëm të ju ofrojmë siguri për zhvillimin e jetës normale.

Në gjendje gatishmërie u tha se do të jenë edhe atë ditë që do të mbahet protesta por edhe gjatë gjithë kohës, ndërkohë që u shpreh besimi se shumë shpejt do të rregullohet edhe çështja e kufijve të Kosovës që të zgjidhët një herë e përgjithmonë ky problem. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.