Pak minuta para mesnatës dhe pas shumë tensioneve, mbrëmë janë zgjedhur kryetarët e Asambleve komunale të katër komunave në veri të Kosovës.
E hëna ka qenë dita e fundit e afatit ligjor për zgjedhjen e kryetarëve dhe konstituimin e këtyre kuvendeve komunale. Mbledhjet kanë qenë të mbyllura dhe në asnjërën prej tyre gazetarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në to.