Drejtorët e rinj në shkollat e e Gjilanit janë: Ajvaz Beqiri (Mihir), Nuhi Duraku – “Vehbi Ibrahimi”, Elhami Hasani – “Ramiz Cërinca”, Fatmir Zeqiri – “Molla Idriz Gjilani”, Florim Bajrami – “Mehmet Isai”, Adem Mehmeti – “Lagjja e tetë”, Sheribane Mehmeti – “Skënderbeu”.
Ndërkohë zëvendësdrejtorë janë zgjedhur: Faik Sahiti – “Zenel Hajdini”, Fehmi Sherifi – “Agim Ramadani”, Fadil Latifi – “Marin Barleti” dhe Florina Jerliu – “Thimi MItko”.
Përndryshe, në përzgjedhjen e 11 drejtorëve e zëvendësdrejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme të komunës, sipas Qemajl Mustafës, kreut të komunës, nuk ka pasur interferime dhe se me komisionin ishte takuar disa herë.
Sipas Mustafës synim ishte krijimi i një mekanizmi, i cili do t’i shërbejë shkollës. Ai tha se ka pas një konkurrencë të madhe e ambicie të kandidatëve dhe sigurisht se ndonjëri do të mbetet i pakënaqur për ndonjë ditë apo javë, por siç shtoi Mustafa kanë qenë vetëm dy raste për të cilat janë dashur konsultime më të mëdha duke thënë edhe se diku – diku është dashur të joshen edhe partnerët politikë, por jo në masën më shumë se dhjetë për qind.
Ndërsa, Bujar Nevzati, drejtor i DKA- së ka thënë se komisioni ka punuar në mënyrë të pavarur e atij nuk iu imponua asgjë. Ai ka thënë se drejtorë do ta kenë përkrahjen e plotë nga drejtoria e arsimit, por edhe do të japin përgjegjësi nëse nuk punojnë si duhet.
Përndryshe, kohë më parë ishin zgjedhur edhe tetë drejtorë të tjerë të shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan, të përzgjedhur nga komisioni intervistues, si Nexhat Sermaxhaj – “Thimi Mitko” , Jakup Ibrahimi – “Afërdita” në Kishnapole, Fadil Musliu – “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm, Sami Kadriu – “Agim Ramadani” në Zhegër, Fatmir Shabani – “Zabeli i Sahit Agës” , Rrahim Azemi – “Dr Asllan Elezi” , Emrush Qamili – “Arbëria” –dhe Xhevat Kastrati “Marin Barleti”. /2lonline/