Sot Ministrinë e Punëve të Brendshme e vizitoi kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi. Kryetarin e Shoqatës e priti zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ku me këtë rast u njoftua për punën palodhshme që po bënë kjo shoqatë në kuadër të miqësisë me SHBA.
Në këtë rast, Agim Rexhepi e njoftoi, Zeka për shumë projekte të bëra për 15 vjet me radhë si dhe për ruajtjen e miqësisë me Shtetin Amerikan. Me këtë rast u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme që na ka dhanë e po na jep Policia e Kosovës.
Në veçanti u falënderua për pjesëmarrjen e Gardës së nderit të Policisë së Kosovës në eventin nderim viktimave të 11 shtatorit, SHBA.
Ky eveniment ka pasur shumë efekte pozitive në Kosovë e rajon. Në veçanti u informua për letrat falënderuese për organizimin e këtij eventi me 9/11/2018, nga personalitete shumë të larta të SHBA..
Zeka e falënderoi kryetarin e Shoqatës për punë humane dhe njerëzore si dhe për obligimin që kemi ndaj shtetit Amerikan për gjithë punën që kanë bërë në shtetësinë e Kosovës. Ishte njw bashkëbisedim vëllazëror dhe komunikim miqësor për angazhimet e mëtutjeshme dhe ruajtjen e përjetshme me Shtetin dhe popullin Amerikan