Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim, takoi sot ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.
Fillimisht, zëvendësministri Syla i uroi mirëseardhjen në Republikën e Kosovës dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Më pas, zëvendësministri Syla dhe ministri italian i Mbrojtjes, Guerini, biseduan lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes Republikës së Kosovës dhe Italisë.
Në anën tjetër, ministri Guerini shprehu gatishmërinë e Italisë të vazhdojë të punojë afër me institucionet e Kosovës, e cila do të shtohet në realizimin e vizitave të ndërsjella. /2LONLINE.com/