Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot deputetin e Parlamentit të Republikës së Estonisë, Kristo Enn Vaga, i cili njëherësh është anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, si dhe anëtar i grupit të miqësisë Estoni-Kosovë të parlamentit estonez.
Temë kryesore e diskutimeve në takim ishin aspekte të ndryshme të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës, asaj rajonale e globale.
Nga ana e tij, z. Vanga, përcolli mesazhin për gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Estonisë për fillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Zëvendësministri Syla e falemnderoi atë për mbështetjen e ofruar dhe konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për inicimin sa më të shpejtë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes. /2LONLINE/