Pas vizitës zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, të shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, kanë vizituar kazermën e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Pomozatin.
Ata u mirëpriten nga komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, i cili i informoi për mbarëvajtjen e aktiviteteve, operacionet që realizon Garda Kombëtare, personelin, objektivat, kapacitetet trajnuese që ofron Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, etj.
Në kuadër të vizitës, ky delegacion u njoftua me ambientet trajnuese të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim, si dhe u njoftuan me kapacitetet dhe aktivitetet e kësaj Qendre. /2LONLINE/