Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra me bashkëpunëtorë qëndroi në një vizitë në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast ka takuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.
Në këtë takim u bisedua për raportet mes të dyja shteteve, si dhe në përpjekjet që po bëjnë Republika e Kosovës dhe Maqedonisë në agjendën e integrimit evropian të dy vendeve.
Zëvendësministri Shkodra gjithashtu gjatë kësaj vizite u prit edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, z. Agim Nuhiu. Në këtë takim u diskutua për raportet mes dy vendeve, në veçanti në fushën e sigurisë me theks të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dyja vendeve dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.