Ndahen 15 mijë euro subvencione për projektet në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ndahen 15 mijë euro subvencione për projektet në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala kanë nënëshkruar sot marrëvesje për financimin e projekteve me përfaqësues të OJQ-ve, kompanive private dhe personat fizik.

Nga këto marrëveshje nga buxheti i subvencioneve për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune do të përfitojnë 9 nga 14 aplikues dhe atë në një vlerë totale prej 15 mijë euro.

Në fillim të këtij takimi, Emrush Azemi, Zyrtar për Rini dhe Sport bëri me dije se vlerësimi për ndarjën e këtyre mjeteve financiare është bërë nga Komisioni Komunal dhe atë në përputhje me Rregulloren për Subvencione të Komunës së Vitisë.

Kurse, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar të mbështes projektet të mira të cilat hartohen nga QJQ-të, kompanitë private dhe personat fizik.

KOMENTE