Zëvendësministri në detyrë, Rexhep Kadriu ka bërë me dije se sot ka bërë dorëzimin e veturës zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT).
Kadriu ka shtuar se ai është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe fushatën elektorale si zakonisht e bënë me veturën e tij private.
“ Është në traditën time familjare, dhe në karakterin tim, që mos të keqpërdor të mirën publike. Inkurajojë të gjithë zyrtarët qeveritarë, ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Kadriu.