Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë për mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile, me fokus të veçantë tek mbrojtja e infrastrukturës kritike energjetike, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zhvilloi një takim me Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri.
Gjatë takimit, u diskutua për identifikimin e rreziqeve dhe hartimin e planeve emergjente për mbrojtjen e sistemeve energjetike nga kërcënimet e ndryshme. Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për të ofruar trajnime dhe asistencë për personelin e KOSTT-it në fushën e reagimit ndaj emergjencave.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla u njoh nga z.Zeqiri me aktivitetet dhe përkushtimin e ekipit të tij në menaxhimin dhe përmirësimin e rrjetit energjetik të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe efikasitetit në operacionet e përditshme. /2LONLINE/