Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë po merr pjesë në Konferencën e ASDA-s (Mbrojtja e Detit Adriatik dhe Hapësirës Ajrore) e titulluar “Mbrojtja detare e Adriatikut dhe realitetet gjeopolitike, dhe e ardhmja e industrisë ushtarake dhe mbrojtëse”.
Në kuadër të punimeve të konferencës, zëvendësministri Sylaj ka pasur një takim me sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, Zdravko Jakop, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të shumanshëm mes dy ministrive të shteteve përkatëse.
Në këtë konferencë, zëvendësministri Syla ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Republikën e Kroacisë, Martin Berishaj, atasheu ushtarak, nënkolonel Shpend Zogaj, dhe oficeri për bashkëpunim ndërkombëtar, nënkolonel Liridon Poroshtica.
Konferenca ishte mundësi e mirë për t’u njohur me arritjet e fundit të teknologjisë ushtarake, armatimit dhe produkteve të tjera të industrisë ushtarake. /2LONLINE/