Në vazhden e takimeve me institucionet qeveritare në vend, Kryetari i Bordit në OAK, Skender Krasniqi priti në takim zëvendësministrin e financave, Hyzer Gashin me të cilin diskutuan për sfidat e të bërit biznesë në Kosovë.
Gashi u njoftua me punën e OAK-së dhe njekohësishtë shprehu gadishmëri për të përkrahur OAK-në në zgjidhjen e problemeve të cilat Oda i ka identifikuar.
Zv.ministri Gashi, tha se është të interesuar që të bëjnë zgjidhje në mënyrë ligjore efikase për një ekonomi të tregut për një barazi dhe zhvillim real.
Ai nuk la anash pa përmendur edhe debatin e fundit për pagën minimale ku theksoi se qeveria është e vendosur që të krijoi një rregull bazë për pagat në nivel vendi.
Në takim u bisedua edhe për mundësit për të mbajtur konferenca të përbashkëta në lidhje me sfidat e të bërit biznesë, në mënyrë që të identifikohen barrierat që po i ngulfasin bizneset që të kontribojnë në zhvillimin e vendit.
Sipas Krasniqit zgjidhja e këtyre problemeve do të ishte lehtësim për të bërë biznes, dhe ne ketë formë do të përmisohet edhe kilma e të bërit biznesë.