Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, për Migrim dhe Anti-Trafikim, z. Blerim Gashani, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të MPB-së dhe Policisë së Kosovës, priti një delegacion nga Bosnja e Hercegovina.
Ky delegacion i lartë nga institucionet e sigurisë së Bosnja e Hercegovinës, të mbështetur nga organizata Hilfswerk, po vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve të rajonit për luftimin e migrimit ilegal dhe krimeve që potencialisht rrjedhin nga lëvizja e migrantëve.
Takimi u mbajt në atmosferë miqësore dhe është i pari i këtij lloji mes autoriteteve të të dyja vendeve.
Në këtë takim u diskutua dhe u dhanë zotime për shkëmbim të të dhënave dhe praktikave më të mira në trajtimin e migrimit si dhe për shtimin e bashkëpunimit, gjë e cila do të përforcojë raportet reciproke dhe do të kontribuojë në reagimin më të mirë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në raste të rritjes së fluksit të migrantëve. /2LONLINE/