Zëvendësministrat e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Idriz Selimaj dhe Fehmi Mujota, u takuan me kryetarin e Kaçnikut, Besim Ilazi dhe nënkryetarin e kësaj komune, Ylber Bajra, me të cilët kanë diskuatuar për projektet aktuale dhe ato të reja që do të implementohen në këtë komunë.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj, e ka njoftuar kryetarin Ilazi, lidhur me projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë, duke rikonfirmuar qëndrimin e ministrit, Pal Lekaj, se të gjitha projektet e filluara do të përfundohen, pa lënë anash zotimin e ministrisë edhe për projektet e reja që do të realizohen.
Ndërkaq zëvendësministri Kadriu, e ka siguaruar kryetarin Ilazi, se Ministria e Infrastrukturës, do ti përkrahë të gjitha komunat njësoj, aq sa lejojnë mundësitë buxhetore dhe ligjore, në të gjitha ato projekte që ndikojnë në zhvillimin e komunave dhe mirëqenjen e qytetarëve të vendit.
Kurse, zëvendësministri Mujota, ka ritheksuar vendosmërinë e ministrit Pal Lekaj, që të respektohet disiplina finaciare e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kryetari i Kaçanikut, duke i falenderuar zëvendësministrat dhe Ministrinë e Infrsatrukturës, për gatishmërinë e treguar në përfundimin e projekteve të nisura në mandatin e kaluar dhe fillimin e projekteve të raja në komunën e tyre, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e të gjitha projekteve të parapara për këtë komunë.
Ndërkaq nënkryatri i Kaçanikut, Ylber Bajra, i ka njoftuar zëvendësminitrat në mënyrë të detajuar, mbi projektet që janë në proces të realizimit dhe mbi projektet e raja që ata i kanë paraparë ti realizojnë në vitin 20018-të.