Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëtoi drejt Brukselit.
Ditën e sotme ai do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.
Zëvendëskryeministri Bislimi do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, do të mbajë dhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee) ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja. /2LONLINE/