Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, BesnikBislimi, priti në takim Zëvendës Drejtorin për Evropë i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec.
Zyra e zëvendëskryeministrit ka njoftuar se Makovec shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen me 24 shtator të Rreshterit të Policisë së Kosovës, tashmë Hero i Kosovës, AfrimBunjakun. Po ashtu, ai vlerësoi lartësisht profesionalizmin, maturinë e menaxhimin e situatës nga Policia e Kosovës.
U diskutua më hollësisht rreth këtij agresioni terrorist, paramilitar e kriminal, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi z. Makovec rreth detajeve të këtij operacioni që shpërfaqin objektivat e Serbisë me synim në destabilizimin e rajonit.
Gjithashtu në takim u bisedua dhe mbipritshmëritë në kuadër të agjendës së integrimeve evropiane.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Republika e Kosovës e vlerëson lartësisht iniciativën e Komisionit të BE-së për planin e ri për zgjerim. U theksua dhe se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe të ofrojë instrumentet e barabarta për të gjitha shtetet, me qëllim avancimin e agjendës evropiane e përmbushjen e reformave, njofton zyra e zëvendëskryeministrit. /2LONLINE/