Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet e ngushta, solide dhe miqësore mes Kosovës dhe Turqisë si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në mes dy shteteve në fusha e sektorë ku shteti i Turqisë mund të ofrojë përkrahje.
Investimet dhe donacionet nga shteti turk kanë financuar projekte të rëndësishme në fushat si ajo e shëndetësisë, arsimit, agrikulturës, infrastrukturës e shumë të tjera. Fokusi i bisedës gjatë këtij takimi ishte në diskutimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në këtë sektor.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj. /2LONLINE/