Pas Milot Rashicës në Gjermani, edhe Arber Zeneli po tregon formë të jashtëzakonshme që kur u transferua në Francë te Reims.
Gazeta e madhe franceze, L’Equipe e ka përfshirë atë në formacionin e javës në Ligue 1 duke i zënë vendin që zakonisht e mban Kylian Mbappe.
Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe Challandes para ndeshjeve të marsit kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.