Një ndër më të mirët e Kosoves, Arbër Zeneli,vazhdon të jetë i lënduar pasi këputi ligamentet gjurit në ndeshjen me Malin e Zi në qershor, lëndim që do ta lërë jashtë fushave deri në fillim të vitit 2020.
Por, Zeneli, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka dërguar mesazh shokëve të skuadrës duke i uruar suksese Kosovës.
“Suksese sot djema, ne jemi me ju”, ka shkruar Zeneli mbi foton e postuar në Instastory.
Përveç Zenelit, Kosova do të jetë sot edhe pa Rashicën, Kolollin, Shalën e Kryeziun – që të gjithë lojtarë të formacionit të parë.