DYLON

Thaçi: Delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe

Thaçi: Delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë.

Ja postim i plotë:

Para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë. Sot, me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi. HTH

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.