Vendimi për dërgimin e demarkacionit në Kuvend është hap i qëlluar i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Tani mbetët që këtë çështje ta zgjidh Parlamenti i Republikës së Kosovës. Kemi dy rrugë ku njëra i hap rrugë lirisë së qytetarëve në zonën Shengen dhe rruga tjetër, mbetja në geto sikur deri më tani.
Kështu është shprehur Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sipas të cilit: një gjë duhet ta kemi të qartë se përfundimisht duhet të mbyllet kjo çështje dhe t’i hapet perspektivë këtij vendi të izoluar në Evropë. Politikat ditore duhet të lihen anash dhe të mbizotërojë arsyeja për çështje madhore e të cilat kanë të bëjnë me interesin vital të Kosovës në perspektivën Evropiane.
Ai tha se egot personale duhet të lihen për rrethin familjar por assesi kur kemi të bëjmë me jetën dhe zhvillimin e këtij vendi.
“Deputetë të nderuar hapni rrugë perspektivës së fëmijëve tuaj e po ashtu edhe fëmijëve të Kosovës. Ky mbase është edhe misioni juaj për çka edhe jeni zgjedhur. Bota po ec e lire, kurse ne po sillemi në hartën e Kosovës pa të drejt lëvizjeje”, ka thënë Zeka, që mban postin edhe të zëvendësministrit në Minsitrinë e Punëve të Brendshme.