Izmi Zeka, (zëvendësministri i Punëve të Brendshme), ka shkruar në profilin e tij në facebook se Janarit të Gjergj Kastriotit, Isa Boletinit, Jusufi Gërvallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gervallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës iu bashkuan edhe vazhduesit që bënë historinë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha të cilët sot i japin jetë dhe kuptim dy shteteve të lira shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës e më tej.
Ja postimi i plotë:
Janari në histori paraqet rrugëtimin e popullit tonë në përballje me luftën për çlirim kombëtar. Kësaj përballje iu bashkuan figurat të cilat i dhanë formësim idesë për çlirim kombëtar tre emra të spikatur tashmë heronjtë të kombit Zahir Pajazit, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha.
Tre emra që para 28 viteve gjegjesisht me 31 janar ranë në një prit nga forcat policore serbe në fshatin Pestovë. Ishte kohë e pa kohë kur Zahiri me shokë lapsin që ishte shndërruar në përpjekje për liri e kishte zëvendësuar me armë pa të cilën asnjëherë në jetën e tij nuk e pa zgjidhjen e çështjes kombëtarë e në veçanti të Kosovës.
Tri figura që tashmë janë shkrirë në një emër të përbashkët për lirinë e kombit paraqesin pikënisjen dhe organizimin luftarak ndaj forcave militare serbe. Janarit të Gjergj Kastriotit, Isa Boletinit, Jusufi Gërvallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gervallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës iu bashkuan edhe vazhduesit që bënë historinë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha të cilët sot i japin jetë dhe kuptim dy shteteve të lira shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës e më tej.