“Këto ditë po ka debat rreth Ministrit të ri të Bujqësisë z.Nenad Rikalo. Nëse ka argumente se ai është përfshi gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve, e sidomos me dëshmitarë të gjallë atëherë këtu nuk duhet të ketë diskutim të gjatë”, thotë Izmi Zeka, ish zëvendësministër në Ministrinë Për Komunitete dhe Kthim.
Zeka ka shtuar se përveç largimit nga qeveria që është problem më I vogël ai duhet të ndiqet nga prokuroria dhe të fillojnë hetimet ndaj tij.
“Askush nuk mund të fshihet me petkun qeveritar e që I ka shërbyer një pushteti vrastar serb dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, organet e hetuesisë duhet të fillojnë pa humbur kohë me u marrë me rastin e tij.