Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Kosova ka nevojë për PDK-në, por edhe anasjelltas.
Sipas tij, të gjitha proceset në Kosovë e kanë vulën e PDK-së, si në të kaluarën po ashtu edhe sot. Andaj, shton tutje Zeka, vlera e PDK-së konsiston në vlera civilizuese dhe integruese drejt BE-së.
“Kapacitetet e saja nuk kanë krahasim në Kosovë dhe si e tillë, një PDK e fortë është një shtet i fortë i Kosovës. Shikuar në retrospektivë gjithçka lidhet me zhvillimet dhe politikat programore të PDK-së, e që ishin edhe interesa shtetërore”, ka thënë ai.
Zeka, që është edhe zëvendësministër, ka thënë se dekada që po vjen duhet të jetë strukturim i nivelit shtetëror, por edhe strukturim i brendshëm i PDK-së, për të qenë pjesë e kohës dhe zhvillimeve të Kosovës.