Duke e komentuar arrestimin e Drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thenë se institucionet e Kosovës, e në këtë kuadër, Policia e Kosovës sot ka zbatuar vendimet e qeverisë së Kosovës rreth ndalimit të zyrtarëve serb në Kosovë.
Sipas tij, nuk është asgjë e jashtëzakonshme në këtë sens por vetëm kryerje e detyrave të Republikës së Kosovës karshi Kushtetutës dhe rendit institucional të Kosovës.
“Profesionalizmi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës është mesazh për të gjithë që Kosova respekton të gjithë pa dallim, por natyrisht edhe duhet të respektohen ligjet e Kosovës. Dualitetet në zbatim të ligjit nuk ekziston në Kosovë, prandaj edhe Serbia si shtet fqinjë duhet të mësohet me respektim te ndërsjellët institucional”, ka thënë Zeka
Përndryshe, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore pasi kishte hyrë në Kosovë pa marrë leje. Ai është sjellë në Prishtinë, derisa pritet të depërtohet për në Serbi.