“Rinia Demokratike e Kosovës (RDK), në Gjilan është drejt finalizimit të zgjedhjeve brenda saj. Dekada e re ka mision shtetin evropian të Kosovës dhe integrimin e saj ne strukturat e saj”
Kështu ka thënë Izmi Zeka, ish kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, aktualisht anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, duke i komentuar zhvillimet rreth këtyre zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Gjilanit.
“Edhe njëherë RDK-ja tregoi qartë se është motor i ndryshimeve në Gjilan e tërë Kosovën. Me këtë strukturë intelektuale të gjeneratës së re, PDK-ja hyn fuqishëm në ndryshimet brenda saj, por jo vetëm saj, por edhe proceset që po kalon Kosova në tërësi”, ka thënë Zeka.
Ai shtoi se garantuesi kryesor i zgjedhjeve të ardhshme janë të rinjtë e Kosovës që masovikisht po i bashkëngjiten Dekadës së re, dekadës së zhvillimit, prosperimit dhe integrimit.
“Kohë është tashmë e tyre dhe vetëm më një PDK të fuqishme ka një shtet të fuqishëm dhe integrues. Vetë ekzistimi i shtetit të Kosovës është i lidhur me fatin e PDK-së, prandaj RDK-ja mbi këtë bazë po prin në ristrukturimin dhe fuqizimin e PDK-së”, ka thënë Zeka.